Arbëri

Qeveria gjermane ka nëntë kushte për çeljen e negociatave me Shqipërinë

Qeveria gjermane ka nëntë kushte për çeljen e negociatave me Shqipërinë
 

Bundestagu gjerman voton me 26 shtator për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Dokumenti që do të formulojë qëndrimin gjerman në Këshillin e BE-së dhe është duke u finalizuar, do të hidhet në votim me kërkesë të dy grupeve parlamentare të shumicës qeveritare, Unioni Kristdemokrat dhe Unioni Kristsocial (CDU/CSIU) si edhe Partia Socialdemokrate. Aty është parashikuar që Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet qysh në janar, ndërsa Shqipëria do t'i nisë ato vetëm kur të plotësohen disa kushte.

Sipas burimeve të DW në qarqet e grupit parlamentar CDU/CSU, bëhet fjalë pak a shumë për nëntë pika: