Arbëri

Merkel: Rekomandim pozitiv për Shqipërinë

Foto: Reuters

Në konferencën për shtyp të Angela Merkelit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, një konferencë kjo që sapo ka përfunduar, kancelarja gjermane deklaroi se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv lidhur me hapjen e Negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, shkruan tch.

Kancelarja u pyet lidhur me opinionin e Francës dhe Holandës, por zgjodhi të përgjigjej kështu:

“Nuk mund të flas​ për vendet e tjera pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun Gjerman. Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim”.