Haradinaj kërkon mbështetje nga Italia në procesin e liberalizimit të vizave

Haradinaj kërkon mbështetje nga Italia në procesin e liberalizimit të vizave

18 September 2019 13:27

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë Piero Cristoforo Sardi.

Haradinaj ka thënë se Italia ndër vite ka treguar mbështetje për Kosovën dhe se këtë duhet ta vazhdojë edhe në procese të tjera, siç është liberalizimi i vizave.

Kryeministri në detyrë, ka theksuar se Kosova ka treguar pjekuri të lartë politike me procesin e ri të zgjedhjeve.

“Italia ndër vite ka treguar kujdes dhe mbështetje të veçantë për vendin dhe ky partneritet duhet të vazhdojë edhe në procese të rëndësishme për Kosovën, siç është liberalizimi i vizave, si një e drejtë e popullit tonë. Në takim të rregullt me Ambasadorin Italian Piero Cristoforo Sardi, theksova se Kosova ka treguar pjekuri të lartë politike dhe demokratike me procesin e ri të zgjedhjeve dhe se përkushtimi institucional do të vazhdojë në temat e rëndësishme, siç është dialogu, rruga euro-atlantike dhe fuqizimi i brendshëm i vendit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme