Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet gradualisht nga afrimi i masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë nga Evropa veriore të cilat do të ndryshojnë kushtet e motit në territorin e Shqipërisë.

Sot moti do të mbetet me kthjellime dhe vranësira në shtim në pjesën e dytë të ditës, në alpe do të ketë reshje shiu.

Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale 8m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie graduale.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 12/26°C

Zonat e ulëta 14/30°C

Zonat bregdetare 18/28°C