Arbëri

Ndiqni rikthimin e Champions League sonte, vetëm në Kujtesa

Descriptive Text

UEFA Liga e Kampioneve sot nis fazën e grupeve.

Me plot epitet si gjithmonë edhe këtë edicion defilojnë skuadrat më të mëdha europiane.

Kujtesa Sport, do të transmetoj ekskluzivisht edhe për 2 vite rresht më të mirët e botës, UEFA Champions League dhe Europa League.

Sonte Inter Milan hap edicionin e këtij viti të Champions League, në ndeshjen ndaj Slavia Praha nga ora 18:45, ndeshje që trasmetohet në Ksport 1; gjithashtu edhe francezët e Lyon do të luajnë nga ora 18:45 kundër ruseve të Zenit ku ju mund t’a shikoni në Ksport2.

Por magjia e Champions League vazhdon nga ora 21:00 ku do të kemi 2 super ndeshje. Kampioni në fuqi Liverpool do të luaj kundër Napolit, sfidë qe solli shumë emocione dhe gola sezonin e kaluar, shikoni këtë lojë vetëm në Ksport1 HD.

Në po të njëjtën kohë luajnë edhe fituesit e pesëfishtë të kësaj gare. Barcelona, rikthimi i Messit në fushën e blertë pas lëndimit do të jetë kundër ekipit të Dortmundit, ndeshje kjo që pritet të ketë shumë gola dhe futboll të bukur siç dinë të luajnë këto dy ekipe. Mos e humbisni këtë lojë vetëm në Ksport2.

Pas mungesës në Champions League sezonin e kaluar, rikthehet Chelsea me Frank Lampard si trajner kundër një ekipit të papërshtatshëm siç është Valenica. Chelsea konsiderohet si favorit por a mundet Valencia t’a befasoj mbetet të shihet sonte në Ksport3.

Dhe ndeshja e fundit që do të trasmetohet do të jetë ajo mes Kampionëve të Portugualise Benfica dhe Gjermaneve të Leipzig, lojë që mund t’a ndiqni në Ksport4.

Sportin do ta mbani në mend gjithmonë përmes Kujtesës!

(Artikull i sponzorizuar nga Kujtesa)