Arbëri

Kurz: Austria pranon çdo zgjidhje për të cilën merren vesh Beogradi e Prishtina

Kurz: Austria pranon çdo zgjidhje për të cilën merren vesh Beogradi e Prishtina

Austria kërkon që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të gatshme të plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara nga ana e Bashkimit Evropian. Këtë çështje e ka vënë në dukej kancelari në detyrë i Austrisë, Sebastian Kurz.

Edhe pse Austria është fokusuar tek situata e saj politike e brendshme, ecuria e ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor përbën një moment tepër të rëndësishëm për të. Kjo për faktin se Austria ka edhe kryesimin e procesit të menaxhimit të flukseve të emigrantëve të cilët vijnë nga rajoni i Lindjes së Mesme. Bashkëpunimi i Austrisë për këtë çështje me vendet e Ballkanit Perëndimor është jetike.