Arbëri

Kryeministri çek bisedoi me presidentin Zeman për çështjen e tërheqjes së njohjes së Kosovës

Kryeministri çek bisedoi me presidentin Zeman për çështjen e tërheqjes së njohjes së Kosovës

Kryeministri çek, Andrej Babish dëshiron të adresojë çështjen e njohjes së Kosovës me ministrin e Jashtëm, Tomas Petricek dhe me atë të Brendshëm, Jan Hamacek. Babish e tha këtë pas një takimi të rregullt që e zhvilloi me presidentin Milosh Zeman.

Zeman javën e kaluar tha se do të shohë nëse njohja e pavarësisë së Kosovës mund të tërhiqet, raportojnë mediat çeke “novinky” dhe “ceskenoviny”.