Arbëri

Petroviq: Kemi fakte që Jevtiq ka blerë diplomën master

Petroviq: Kemi fakte që Jevtiq ka blerë diplomën master

“SLS ka prova që Dalibor Jevtiq bleu një diplomë master në juridik, abuzoi me pozitën e tij zyrtare dhe kështu dëmtoi të shpërngulurit”, ka thënë kryetari i SLS-it Sllobodan Petroviq në programin e mëngjesit në RTK2.

Ai ka shtuar se “Partia e Pavarur Liberale është opsioni më i vjetër dhe më i madh politik që bashkon serbët dhe askush nuk do të ketë mundësi ta dëmtojë atë me kërcënime dhe shantazhe”.