Ish-komandanti i UÇK-së, Naim Maloku, në dy ditët e ardhshme do të intervistohet nga Gjykata Speciale.
Këtë e ka bërë vet ai të ditur duke thënë se do të përballet i vetëm dhe pa avokat.
“Tërë jetën, me mundësitë, dijen dhe aftësitë e mia profesionale dhe pa kurrëfar interesi personal, jam munduar të jem në shërbim dhe në të mirë të Atdheut. I tillë jam dhe do të mbetem”, ka shkruar ai.
Shkrimi i tij i plotë:
Bashkëluftëtar te mi, familjar dhe miq!
Ju njoftoj që nesër dhe pasnesër, pra me 17 dhe 18.09. 2019, do të intervistohem nga Gjykata Speciale e Hagës.
Për shkak të gjendjes sime, të rënduar, shëndetësore dhe pamundësisë që të udhëtoj për në Hagë, intervistimi do të kryhet në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Lubjane.
Me Gjykatën në fjalë do të përballem i vetëm dhe pa avokat.
Tërë jetën, me mundësitë, dijen dhe aftësitë e mia profesionale dhe pa kurrëfar interesi personal,jam munduar të jem në shërbim dhe në të mirë të Atdheut. I tillë jam dhe do të mbetem!