Cakaj thotë se ka marrë konfirmimin e Çekisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Cakaj thotë se ka marrë konfirmimin e Çekisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

14 September 2019 22:38

Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit zyrtar në Pragë ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomas Petricek.

Nga ai, thotë se ka marrë mbështetjen e Çekisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Gjatë qëndrimit zyrtar në Pragë zhvilluam edhe një takim pune me Ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, z.Tomáš Petříček. Në takim u pajtuam për nevojën e shtimit të bashkëpunimit ekonomik dhe domosdoshmërinë e rritjes së ndërveprimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Vishegradit, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe energjisë. Po ashtu, biseduam edhe për një varg masash të prekshme për të shtuar bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së. Ministri Petříček konfirmoi edhe njëherë mbështetjen absolute të Çekisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme