Arbëri

Kuota gjinore nuk garanton përfaqësim të drejtë të grave, kërkohet barazi

Kuota gjinore nuk garanton përfaqësim të drejtë të grave, kërkohet barazi

Partitë politike në Kosovë tashmë kanë hartuar listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke përfshirë edhe kuotën ligjore e cila parasheh që 30 për qind e kandidatëve të jenë gra. Organizatat që trajtojnë të drejtat e grave bëjnë thirrje për një përfaqësim më të madh të tyre në politikë e mbi të gjitha në vendimmarrje.

Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se subjektet politike kanë respektuar minimumin e kuotës gjinore.