Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije do të ketë vranësira mesatare dhe të dendura, si dhe intervale të shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Në mënyrë lokale reshjet në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mjegullinë lokale e përkohshme.

Era do të fryjë verilindje-veriperëndim e lehtë e mesatare në det. Valëzimi parashikohet i forcës 2-3 ballë me lartësi vale 0.5 deri 1.5 metra.

Temperaturat parashikohen:

Qytetet Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 18/25 Re shi/diell

Lezhë 18/27 Re shi/diell

Durrës 19/28 Re shi/diell

Berat 17/26 Re shi/diell

Vlorë 20/25 Re shi/diell

Korçë 15/24 Re shi/diell

Gjirokastër 17/30 Re shi/diell

Sarandë 19/29 Re shi/diell