Punëtorët e KEK-ut sot protestojnë Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Punëtorët e KEK-ut sot protestojnë

12 September 2019 08:18

Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës ka paralajmëruar protesta kundër diskriminimit, siç thonë ata në koeficiente për paga.

Protesta mbahet prej orës 12:00 në Termocentralin Kosova, para restorantit të ri.

“Të nderuar punëmarrës të KEK-ut sipas disa informacioneve që i kemi jo zyrtarisht në bazë të ligjit për paga këto do të janë pagat e punonjësve të KEK-ut. Për këtë arsye në Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës organizon protesta kundër këtij diskriminimi ndaj punëtorëve të KEK-ut”, thuhet në njoftim.

Bashkangjitur ata kanë publikuar edhe fotot ku shihen koeficientet e pagave.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme