Beograd, 9 shtator - Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë (SANU) ka paralajmëruar një sërë tubimesh me temën "Çështja serbe nga shekulli 19 deri në shekullin 21", ndërsa tubimi i parë që do të mbahet në fund të dhjetorit do të jetë aai me temën Kosova e Metohia, si problemi aktual më i rëndësishëm. Kështu e citojnë mediat serbe të ketë deklaruar nënkryetari i SANU-së, akademiku Zoran V.Popoviq, transmeton Koha.net.
Siç raportohet "Qëllimi i SANU-së nuk është përmbledhja e e dokumenteve mbi çështjen serbe, por dëshira e këtij institucioni që të jetë e pranishme në opinion si vend ku do të ballafaqohen mendime të ndryshme në lidhje me problemet më të rëndësishme shoqërore".
Siç ëdhtë paralajmëruar, nga viti i ardhshëm "tubimet shkencore të SANU-së do të merren me: pozitën e popullit serb në vendet fqinje, me mbrojtjen e trashëgimisë kulturo-artistike dhe me vërtetimin e identitetit serb, duke shqyrtuar aspektet historike, kushtetuese e juridike", transmeton Koha.net.