Maja Kocijançiç paralajmëron Ballkanin për rreziqet e investimeve kineze

Maja Kocijançiç paralajmëron Ballkanin për rreziqet e investimeve kineze

09 September 2019 11:33

Bruksel, 9 shtator - Bashkimi Europian do të intensifikojë dialogun me vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që t'ua bëjë të qartë atyre përparësitë e financimit përmes instrumenteve të mëdha të projekteve infrastrukturore të BE-së.

Kështu i deklaroi Radio Evropës së Lirë Maja Kocijançiç, zëdhënëse e BE-së, kompetente për rajonin, e cila ka tërhequr vërejtjen për rrezikun e investimeve kineze, që mund të shkaktojnë ngarkesë të lartë me borxhe, transmeton Koha.net.

Ajo u ka bërë thirrje pushteteve që t'u kushtojnë kujdes të veçantë sigurimit të investimeve të partnerëve të tjerë që i ndihmojnë rajonit për të përmbushur standardet e BE-së.

Kocijançiç ka sqaruar se financimi i Bashkimit Europian të infrastrukturës përfshin mjete pa kthim që ndërlidhen me kredi me kamata atraktive.

"Kjo është në kundërshtyim me financimet kineze, të cilat vijnë gati ekskluzivisht në formë huash me me hapa të rëndësishëm financiarë. Prandaj, qeveritë duhet të jenë të kujdesshme që këtë investime të mos e fusin ekonominë në nivele të larta borxhesh, që do të mund të rezultonte me e kontrollin e transfereit të pasurive strategjike dhe të resurseve në të ardhmen", ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

Ajo ka shtuar se Ballkani Perëndimor ka perspektivë të padiskutueshme europiane dhe se pjesë e këtij procesi është edhe domosdoja që të kompensohet modernizimi i i infrastrukturës në këtë vende.

Kocijançiç po ashtu ka thënë se Bashkimi Europian pret nga partnerët në Ballkanin Perëndimor që të përmbushin detyrimet e veta në përputhje me Marrëveshjet e tyre për Asociim Stabilizim (MSA), "sidomos nga aspekti i ndihmës shtetërore dhe furnizimeve publike që të mbrojnë qëndrushmërinë fiskale të ekonomive dhe investimeve të veta".

Zëdhënësja e BE-së ka rikujtuar se BE-ja vazhdon të jetë partneri më kryesor i rajonit për tregti e investimeve, kështu që 70 për qind e tregtisë së Ballkanit Perëndimor është me BE-në, ndërsa 60 për qind e investimeve të drejtpërdrejta në rajon janë nga BE-ja.

"Në anën tjetër, më pak se 6 për qind e tregtisë dhe e investimeve të jashtme në rajon janë nga Kina", ka thënë ajo.

Sipas të dhënave zyrtare, BE ka dhënë Ballkanit Perëndimor mbi 11 miliardë euro për zhvillimin e infrastrukturës së komunikacionit dhe të energjisë, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme