Arbëri

Reuters: Rrihet gazetarja e kthyer në politikane - planifikon të garojë në zgjedhjet parlamentare

 

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se një gazetare e njohur e Kosovës e cila këtë javë iu bashkua një partie politike të cilën e kishte kritikuar për një kohë të gjatë është rrahur të shtunën në një parking veturash afër banesës së saj, ka thënë policia.

Arbana Xharra ishte kryeredaktore e së përditshmes “Zëri” para se t’i bashkohej Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), partisë më të madhe në vend. Burime të afërta me partinë kanë thënë se ajo planifikon të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, transmeton Koha.net.