Arbëri

Berisha: U ndërpre dialogu që kishte tendencë zhbërjen e shtetit

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në vend të normalizimit të marrëdhënieve ka rrëshqitur në temat e ndryshimit të kufijve.

Ai thotë se pas kësaj situate, Kosova është gjendur në pozicion të vështirë derisa pala kosovare kërkoi që çështjet e brendshme të Kosovës të mos jenë pjesë e dialogut.

Berisha në”Rubikon” të KTV-së ka thënë ata kanë kërkuar që tema e kufijve të jetë e mbyllur dhe dialogu të vazhdojë me fokus në njohje reciproke.

“Është ndërprerë një dialog që dërgonte në pikëpyetje për integritetin e Kosovës. Kjo tendencë negative që ishte zhbërje e shtetit u ndërpre. Nëse me Serbinë bisedon për tema të brendshme atëherë ajo është tendencë për zhbërje të shtetit”, ka thënë ai.