Arbëri

Nga 1 tetori kosovarët nuk kanë nevojë të shkojnë në Shkup për vizë amerikane

Nga 1 tetori kosovarët nuk kanë nevojë të shkojnë në Shkup për vizë amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një video ka bërë të ditur se nga data 1 tetor qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të udhëtojnë në Shkup për të aplikuar për vizë, pasi që gjitha llojet e vizave tani do të jepen në objektin e ri të Ambasadës së SHBA-ve.

Shefi i sektorit konsullor, James Finan, po ashtu tregon edhe rregullat se si duhet të sillen aplikuesit e vizave brenda objektit.