Arbëri

Dhurata Hoxha: Krenare me Policinë e Kosovës

Dhurata Hoxha: Krenare me Policinë e Kosovës
 

Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë në solemnitetin e organizuar për nder të 20 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ku ishin të pranishme edhe personalitetet më të shquara të institucioneve vendore dhe mysafirë të shumtë ndërkombëtarë.

Me këtë rast, Znj. Hoxha ka përgëzuar Policinë e Kosovës, duke cekur se është krenare me Policinë e Kosovës.