Gjykata Kushtetuese e ka shpallur sot të papranueshme kërkesën e Ramush Haradinajt, i cili kishte kërkuar definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas dhënies së dorëheqjes së Kryeministrit.
Për pasojë, gjykata nuk ka listuar kompetencat që mund t’i ushtrojë një qeveri në dorëheqje.
“Gjykata konkludoi se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, Gjykata njëzëri vendosi: TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme”, thuhet në një njoftim të Kushtetueses.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria në dorëheqje ia përshkruan vetes kompetencat
-
Haradinaj flet pas refuzimit të Kushtetueses për kërkesën e tij rreth dorëheqjes
-
Qeveria në largim në kaos me funksionet dhe vendimmarrjen
-
Qeveria e dorëhequr vetëm për detyrat administrative e teknike
-
“Mospërgjigjja nga Kushtetuesja ndaj kërkesës së Haradinajt - e paarsyeshme”