Në kuadër të projektit me titull "Mbështetje për kthim të qëndrueshëm të personave të zhvendosur intern në Kosovë", që financohet nga BE e të cilin në praktikë e realizojnë organizatat ASB dhe CenTrir si dhe qyteti i Krushevcit (në Serbi), siç bën të ditur JuGmedia vesti e Serbisë, organizata ASB ka shpallur thirrje publike për persopnat e ikur që dëshirojnë të kthehen në vendlindjen e tyre që të konkurrojnë për mjete pa kthim si mbështetje me vlerë 2.500 euro dhe për trajnim për hapje të vendit të ri të punës, përcjell Koha.net.
Thirrja e shpallur ka të bëjë me personat e zhvendosur të cilët jetojnë në Krushevac, Kragujevc, Kralevë, Çaçak, Rashkë, Arangjellovac, Tërstenik, Banje të Vranjës, Vranjë e Buyjanovc.
Përmes këtij projekti, siç raportohet, do të sigurohen pajime për 54 familje dhe trajnimi për hapjen e punës së re për 90 familje, transmeton Koha.net.
-
Shtëpitë për serbët e kthyer në Kosovë rrinë të zbrazëta, ose shiten
-
Shtëpitë e ndërtuara për kthimin e serbëve kanë mbetur të zbrazëta, ankohen komunitetet tjera
-
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare
-
Serbia u jep para të arrestuarve për krime lufte në Kosovë
-
Viktimat e dhunës në familje, pa strehë e pa stabilitet financiar