Arbëri

Planifikohen shtesa për rrezikshmëri në punë, SHSKUK nuk di gjë

Foto: Koha

Varësisht prej rrezikshmërisë me të cilat përballen punonjësit shëndetësorë në vendin e punës, do të marrin shtesa përveç rrogës bazë.

Kjo do të realizohet në bazë të një projekt-rregulloreje, të cilën e ka hartuar Ministria e Administratës Publike për shtesat mbi kushtet e vështira e të dëmshme të punës, për punë jashtë orarit, e cila tanimë ka dalë në konsultim publik, shkruan Koha Ditore.

E megjithatë, në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) thonë se nuk janë në dijeni se çka përmban dhe çka parasheh kjo propozim-rregullore.

E sipas dokumentit i cili është nxjerrë për diskutim, është paraparë që personat të cilët në vendin e punës u ekspozohen elementeve të dëmshme kimike, fizike, biologjike, të cilat mund t’u shkaktojnë plagë, sëmundje apo probleme të tjera shëndetësore, të përfitojnë shtesa në pagat bazë.

Projekt-rregullorja thotë se i punësuari përfiton shtesë kur rreziku për shëndetin është i vazhdueshëm, i mundshëm dhe serioz, pavarësisht faktit që institucioni ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për përmirësimin e kushteve në vendin e punës në vazhdimësi... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)