Arbëri

Nga e mërkura temperaturat bien nën 30 gradë

Nga e mërkura temperaturat bien nën 30 gradë

Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e parë e muajit shtator do të vijoj me kushte tjera meteorologjike, përjashtuar dy ditët e para, pasi që nuk do të ketë ndryshim të motit, ndërsa nga e mërkura pritet ndryshim në fushat termike, duke bërë që merkuri në termometër të regjistroj vlera nën 30 gradë Celsius.

Sipas njoftimit, e premtja parashihet me alternime kthjellime por gjatë ditës do të ketë kushte për vranësira të dendura dhe konvektive, të cilat do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh. Edhe të enjten në disa vende parashihet mot jo stabil.