Arbëri

Haradinaj për luftën kundër korrupsionit: Servili s’lufton kurrgjë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thumbuar konkurrentët e tij, e veçmas Kadri Veselin e PDK-së, me të cilin ka bashkëqeverisur mandatin e kaluar.

Pa ia përmendur emrin por me aludim të qartë, në një tubim me qytetarë në Klinë, Haradinaj ka thënë se “servilët nuk luftojë kurrgjë”. Haradinaj e kishte quajtur Veselin edhe më parë servil, e ky i fundit kampanjën e tij zgjedhore e bazon në luftën kundër korrupsionit.

“Po thonë dojna me luftu korrupsionin. Shumë mirë, qysh dojna me luftu këta korrupsionin. Këta po tuten me tregu çka besojnë. I kam pa, besoni, këta u frikësojshin me ju thënë aleatëve, jo armiqve, në çka besojnë, mendojnë e çka është në të mirë të tyre. Veç servilizëm. Servili nuk lufton kurrgjë. Servili qaty del...”, ka thënë Haradinaj.

Duke kërkuar përkrahjen e Klinës, ai ka thënë se nuk i trembet temave që e presin Kosovën.

Por Haradinaj, nuk është ndalur me kaq. Ka thumbuar edhe oponentët e tjerë.

“Do po thonë që kemi me rritë ekonominë, e po harrojnë që prej tetorit tregu është vetëm i prodhuesve vendorë. Ekonomia nuk bëhet prej qiellit, por bëhet prej tokës e me punë konkrete”, ka thënë Haradinaj, përcjell Koha.net.

“Ka do tjerë po thonë e çkapim shtetin edhe e ndërtojmë një shtet të çkapur. Mos harroni, dikush e ka çkapë shtetin prej Serbisë, e prej dialogut që donte me nda Kosovën. Ja kemi hequr atyre që kanë dashtë me nda Kosovën. Ku janë këta që po thonë e çkapim shtetin, pse s’ken me çkap prej Serbisë, prej dialogut e pse s’kenë me ndërtu ushtrinë e vet e mos me këqyrë çka po bëjnë tjerët për ne”, ka thënë Haradinaj.