Arbëri

Bajrami: Qeveria në largim e politizoi edhe më shumë arsimin

Descriptive Text

Mësimdhënësi i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në shkollën “Qamil Batalli”, në Prishtinë, Naim Bajrami, vlerëson se gjatë dy vjet të qeverisjes Haradinaj, arsimi u politizua edhe më shumë.

Ai thotë sektori i arsimit nuk ka qenë asnjëherë më keq sesa sot, dhe se premtimi i Qeverisë për depolitizim të këtij sektori mbeti në letër, shkruan Koha Ditore. Sipas tij, Qeveria në largim abuzoi me arsimin njëjtë sikurse edhe qeveritë e kaluara. Bajrami, i cili ka 30 vjet në arsim, ka deklaruar se asnjë qeveri dhe ministër deri sot nuk e kanë pasur prioritet sektorin e arsimit.

KD: Cilat janë problemet kryesore në fushën e arsimit?

Bajrami: Problem i madh në arsim është autonomia e shkollave, e që është zhveshur nga sistemi. Qeveria e as Ministria nuk e kanë prioritet arsimin, prandaj për dështimet në këtë fushë fajtor është sistemi. Kemi problemin me tekstet shkollore, kurrikula e fundit dhe politizimi i skajshëm i këtij sektori. Nuk ka dokument, kurrikulë, planprogram, udhëzim administrativ, çkado që vjen nga niveli i lartë që në të nuk ka politikë. Le te dalë dikush të më bindë se shkollat nuk janë të politizuara, unë sot e lë arsimin pas 30 vjetësh punë. Në Kosovë nuk ka plane vizionare dhe ekspertizë. Po luhet me fatin e të rinjve me eksperimente duke ndërruar strategji dhe forma të ndryshme për të ardhur shumë shpejt në pozitë dhe duke bërë biznes për grupet e interesit.

KD:Mund të na e bëni një dallim si ka qenë arsimi para 30 vjetësh, kur keni nisur punën dhe tani?

Bajrami: Në disa fusha ka qenë më mirë sesa tani. E para, planprogramet na i kanë përgatitur këshilltarët pedagogjikë që kanë qenë në komuna, pra kanë qenë disa broshura plan vjetor dhe plan mujor të hartuara nga këta këshilltarë. Sot ende Ministria nuk i ka të gatshme as planprogramet e as tekstet me kurrikulë të re. Po ashtu, vullneti për punë ka qenë shumë i madh dhe për nga ana teorike kemi qenë shumë më të mirë... (Intervistën e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore)