Arbëri

Çuditet edhe kryeshefi i ASK-së: Më shumë votues se banorë në Kosovë

 

Në listën e votuesve në KQZ-së, numri i banorëve me të drejtë vote është më i madh se numri i popullsisë në Kosovë. Kjo po e habitë edhe kryeshefin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqin.

Krasniqi në një intervistë për KosovaPress, thotë se në bazë të vlerësimit të numrit të popullsisë të vitit 2018, Kosova ka një popullsi prej 1 milionë e 795 mijë banorë dhe nëse merret parasysh kontingjenti i votuesve potencial që janë diku përafërsisht prej 1 milionë e 800 mijë votues, del që ka më shumë votues sesa popullsi rezidente në Republikën e Kosovës.