Gashi: Në zgjedhje shkojmë të vetëm

Gashi do partneritet para e pas zgjedhjeve me VV-në, koalicioni me PDK-në thotë s’diskutohet

30 August 2019 23:34
23:59

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të punojnë që të garantojnë partneritet strategjik parazgjedhor dhe paszgjedhor mes vete.

Para zgjedhjeve ai do që të ketë një garë fer, e pas zgjedhjeve që bashkë ta bëjnë qeverinë.

Duke folur në Interaktiv të KTV-së, Gashi ka thënë se po për të, LDK-ja në rast se del e dyta në zgjedhje e Vetëvendosje e para, duhet të shkojë në koalicion me të.

“Ne punojmë që LDK-ja do të dalë fituese, dhe jemi të bindur se kjo të ndodhë. Por me hipotezën se një gjë e tillë do të ndodhë, pra nëse VV-ja del e para, për mua duhet të bashkohemi në Qeveri me këtë subjekt. Prandaj them se duhet të jemi të kujdesshëm që mos ta lëndojmë këtë projekt”, ka thënë Gashi.

E kur ka folur për PDK-në, ai ka thënë se Këshilli Drejtues ka qenë unanim në një pyetje të qartë kundër koalicionit para e paszgjedhor me PDK-në.

“Jemi të gjithë të mendimit që koalicioni me PDK-në as nuk konsiderohet. Deklaratat ndryshe, qoftë prej Vetëvendosjes qoftë prej dikujt tjetër, janë për të bërë garë politike, e ndoshta edhe për të krijuar një avantazh psikologjik te votuesit. Por një koalicion i tillë nuk do të ndodhë”, ka thënë ai.


Gashi: Kandidimi i Osmanit hap i jashtëzakonshëm për barazinë gjinore

Arben Gashi, nga radhët e LDK-së, ka thënë se kandidimi i Vjosa Osmanit për kryeministre të Kosovës është një hap i jashtëzakonshëm për barazinë gjinore në Kosovë, derisa ka theksuar se ajo me plot meritë është në këtë pozicion.

Ai ka shtuar se kandidimi i saj ka ardhur pas shumë diskutimeve brenda partiake.

“Ka pas edhe shprehja të tjera të interesit. Por, pas shumë diskutimeve është mbërri në diskutim se për këtë radhë do t’i besohet Osmanit që të qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme. Nuk ka pasur pakënaqësi e madje njëri nga kandidatët e mundshëm Lutfi Haziri vet është tërheq dhe e ka përkrahur Osmanin në këtë proces”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se kandidimi i Osmanit ka ardhur edhe për faktin se ajo ishte më e votuara nga zgjedhjet e fundit parlamentare, pas kandidatit për kryeministër.

“Osmani në zgjedhjet e fundit ishte më e votuara, pas Hotit që ishte kandidat për kryeministër. Kjo kandidaturë e saj vjen edhe pas gjendjes shëndetësore të Mustafës, i cili ka dashur që dikush tjetër të udhëheqë me vendin. Kandidimi i Osmanit është një hap i jashtëzakonshëm cilësor për barazinë gjinore, që ka ardhur nëpërmjet konkurrencës”, u shpreh Gashi.

23:50

Gashi: Familja Dehari meriton më shumë respekt, përtej interesave partiake

Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se nuk dëshiron që ta komentojë atë se çfarë ka thënë ish-kolegu i tij në Kuvendine Kosovës, Sami Kurteshi.

Në fakt ka thënë se nuk e ka lexuar fare komentin e tij për “rastin Dehari”, e Kurteshi në mesin e shumë njerëzve e akuzon edhe Isa Mustafën teksa shtron pyetjen se “Kush e vrau Astrit Deharin”.

e di çfarë ka dashtë të thotë me këtë Kurteshi, nuk e kam pa postimin e tij por më duket njëlloj paragjykimi sepse me këtë çështje është dashtë me u marrë drejtësia. Janë bërë ekspertiza, por mendoj se është e dhimbshme me e trajtu politikisht këtë rast, është shumë e dhimbshme. Mendoj se familja Dehari meriton më tepër respekt që të lihet e qetë në luftën e përditshme politike”, ka thënë Gashi.

 

23:34

Gashi: Në zgjedhje shkojmë të vetëm

Ish-deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kjo parti përfundimisht do të shkojë e vetme në zgjedhje.

Ai ka thënë se mënyra se si Vetëvendosje e bëri publike thirrjen ndaj LDK-së, bëri që të krijohet një sinergji e garës së brendshme e cila do të ishte e dëmshme për koalicionin.

“Besoj se LDK-ja do të shkojë kësaj radhe e vetme, dhe besoj se do të jetë oferta më e mirë për qytetarët e Kosovës. Është afati i 6 shtatorit kur ne mund ta dërgojmë listën tonë finale si LDK. Më shumë se një muaj në baza ditore krerët e partive kanë biseduar dhe janë dakorduar për shumicën e gjërave, por s’kanë arritur të përmbyllin këtë me sukses. Megjithatë ne jemi përgatitë që të shkojmë edhe si të vetëm në zgjedhje”, ka thwnw Gashi nw Interaktiv tw KTV-sw.

Ai ka shtuar se, “ideja kryesore ishte që të kishte një sinergji që të ngritim një ofertë serioze. Mënyra si është prezantuar nga ana e Kurtit nuk ndërton një sinergji të përbashkët por ndërton një garë të brenda që mund të ishte e dëmshme dhe kundërproduktive”.

Gashi megjithatë thotë se ka hapësirë për bashkëpunim dhe ne do të bashkëpunojnë gjatë këtij procesi zgjedhor dhe pas procesit zgjedhor.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme