Arbëri

Pak orë para përfundimit të afatit për deklarimin e koalicioneve, ai mes LDK-së e VV-së drejt dështimit

Dy letra publike në Facebook në orët e pasdites, i kanë mbyllur rrugët e arritjes së një koalicioni parazgjedhor ndërmjet dy partive të mëdha opozitare, LDK dhe Vetëvendosje.

Lëvizjen e parë e bëri kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili i propozoi LDK-së, një kompromis në mënyrë që të garohet bashkë.