Arbëri

Ministria e Financave ndan mjetet për KQZ-në

Ministria e Financave ndan mjetet për KQZ-në
 

Ministria e Financave me qëllim të interesit publik dhe duke u bazuar në dekretin e presidentit të Republikës së Kosovës për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe duke u bazuar në nenin 15 paragrafi 2 të Ligjit të Buxhetit ka marrë vendim për ndarje të buxhetit për KQZ-në.

Këshilltari i ministrit të Financave, Lulëzim Rafuna për KosovaPress tha se gjatë 24 orëve të ardhshme mjetet pritet të dalin në llogarinë e KQZ-së e cila kjo e fundit do t’i shfrytëzojë për organizimin e zgjedhjeve.