Arbëri

Sveçla: VV-ja s’del në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve të vet

 

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, ka thënë se partia e tij nuk del në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve të vet.

Në një postim në Facebook, pas diskutimeve që po vazhdojnë akoma lidhur me një koalicion parazgjedhor me LDK-në, e ku posti i kryeministrit po duket të jetë pengesa, Sveçla ka shkruar: “Lëvizja Vetëvendosje! asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk bënë diçka që është në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve dhe përkrahësve të vet”.