Arbëri

Tanku para stadiumit “Rajko Mitiq” në Beograd ishte pjesë e makinerisë vrastare serbe në Kosovë

Beograd, 29 gusht - Tanku i vendosur para stadiumit të "Cervena Zvezdës" në Beograd, për të cilin u kritikuan autoritetet serbe, duke e trajtuar rastin si demonstrim të agresivitetit ndaj fqinjit, Kroacisë, po del të jetë përdorur në luftën e Kosovës nga forcat e armatosura serbe, dhe jo në Vukovar, siç përflitej.

Ai ishte pjesë e Brigadës së gjeneralit Bozhidar Deliq në Prizren, shkruante Jelena Dikoviq në gazetës serbe, "Danas", transmeton Koha.net.

Bëhet fjalë për tankun T-55, prodhim polak, i ka thënë "Danasit" analisti ushtarak Aleksandar Radiq, duke komentuar vendosjen e tankut para stadionit "Rajko Mitiq" në Beograd. Siç ka shpjeguar ai, në "Marakanën" e dikurshme kishte arritur nga Ministria e Mbrojtjes dhe se ishte bërë gati në kazermën e Ushtrisë së Serbisë. Ai ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për maket, ndryshe siç kishte pohuar ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, por për tank të vërtetë, të çarmatosur.

"Është fakt se i është hequr mitralozi dhe i është paaftësuar topi, të gjitha pjesët e tjera janë të tankut të vërtetë", ka sqaruar ai, duke shtuar se "Mua më duket sikur jemi kthyer në të kaluarën, saktësisht në vitin 1991.

Tanku ishte vendosur para stadiumit në prag të ndeshjes së revanshit të play-offit në Ligën e Kampionëve në mes të Cervena Zvezës dhe ekipit zviceran Young Boys.

Rasti u komentua si politik, që lidhej me luftën dhe goditjet e Vukovarit të Kroacisë.

Por doli se ai ishte pjesë e makinerisë vrastare, të gjenocidit serb në Kosovë deri në qershor të vitit 1999, përcjell Koha.net.

"Vendosja e tankut para stadiumit të "Cervena Zvezdës" ishte dërgim i mesazhit militant, nacionalist, që është gjpë e tmerrshme dhe e largon Serbinë nga bota e civilizuar dhe rruga evropiane", i deklaroi TV N1 akademiku serb, Dushan Teodoroviq. "I bëj thirrje Vuçiqit që për shkak të 130 mijë të vdekurve në luftërat dhe kujtimit për ta ta heq nga andej këtë tank", ka porositur akademiku, transmeton Koha.net.