Arbëri

Deri në tre muaj pritje për rezonancë magnetike në QKUK

Foto: Koha / ilustrim

Rreth tre muaj është lista e pritjes për pacientët që duan ta kryejnë rezonancën magnetike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në pamundësi që të presin gjatë për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, pacientët u drejtohen klinikave private, ku këtë shërbim mund ta kryejnë brenda ditës.

Pacienti R.D. ka treguar për gazetën se kur i është kërkuar nga mjekët që ta kryejë rezonancën magnetike i është thënë se duhet të presë tre muaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kam shkuar në katin përdhes të Onkologjisë, kam biseduar me disa persona në sportel për ta caktuar terminin dhe më patën thënë që duhet të prisja tre muaj. Pas disa ndërhyrjeve kirurgjike që i kam pasur në kokë nuk kam mundur të prisja kaq gjatë”, ka treguar ai.

Meqë familja e tij ka mundur t’i përballonte shpenzimet, ai i ishte drejtuar një spitali privat.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)