Arbëri

Sveçla: Me nxjerrjen e kandidatit për kryeministër, LDK tregoi se nuk do koalicion parazgjedhor

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë nxjerrja e kandidatit për kryeministër nga ana e LDK-së ishte tinzar dhe si i tillë tregoi se kjo parti nuk dëshiron koalicion parazgjedhor.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Vetëvendosja bëri maksimumin, duke mos paragjykuar as emrin e kandidatit për kryeministër, në mënyrë që gjithçka të vendosej së bashku nga VV e LDK.

Ai tutje ka shtuar se kjo sjellje e LDK vazhdon qysh prej një viti, me hezitim e mos-sinqeritet përballë kërkesave transparente e publike të VV për bashkëpunim.

“Dhe është pikërisht kjo tinzari e LDK që e ka zvogëluar këtë subjekt 10% më pak në sondazhe brenda një viti, ndërkohë që ka rritur VV me të njëjtën margjinë. Tash, mbetet të shpresojmë që të paktën e mbajnë fjalën për të shkuar në zgjedhje vetëm”, ka thënë ai.

Ai thotë se populli ka marrë vendimin për ndryshim, pas sipas tij Vetëvendosje prin e Albini është politikani më i votuar dhe më i mbështetur.