Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes MASHT- it dhe Ambasadës së Kroacisë

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes MASHT- it dhe Ambasadës së Kroacisë

26 August 2019 12:01

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në dorëheqje, Shyqiri Bytyqi, dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic, kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në fushën e arsimit të mesëm dhe arsimit të lartë.

Sipas njoftimit për media, ministri Bytyqi, me këtë rast, ka falënderuar ambasadoren e Kroacisë për bashkëpunimin e deritashëm në fushën e arsimit, njëherësh u shpreh se ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet edhe më tutje në të ardhmen.

Bytyqi, gjithashtu tha se, kjo Marrëveshje vjen si rezultat i angazhimeve të përbashkëta, me konkretizimin e së cilës do të përfitojnë të rinjtë e të dyja vendeve dhe është me rëndësi që kjo Marrëveshje përfshinë jo vetëm arsimin e lartë, por edhe bashkëpunimin në fushën e arsimit të mesëm.

Në anën tjetër, ambasadorja Marija Kapitanovic, falënderoi Ministrin për bashkëpunimin e mirë, njëherësh theksoi se është me rëndësi që programet, të cilat i kemi vënë para vetes, t’i realizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme