Arbëri

Tri universitetet e paakredituara presin vendim tjetër, KSHC thotë se nuk janë në agjendë

Tri universitetet publike - “Isa Boletini” në Mitrovicë, “Haxhi Zeka” në Pejë dhe “Ukshin Hoti” në Prizren - të cilat nuk kanë marrë akreditim institucional për 1 vit, janë në pritje të një vendimi tjetër të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim).

Përfaqësues të këtyre 3 institucioneve e kanë konfirmuar për Kohën Ditore se kanë bërë ankesë në Komisionin e Ankesave në Agjenci dhe presin që Këshilli t’ua vazhdojë akreditimin. Kjo pasi, sipas tyre, vendimi për mosakreditim ka qenë “tendencioz” dhe “joligjor”.