Arbëri

EduMedia do që mediat të verifikojnë informatat që plasojnë, e qytetarët të mos besojnë gjithçka lexojnë

EduMedia do që mediat të verifikojnë informatat që plasojnë, e qytetarët të mos besojnë gjithçka lexojnë
Foto ilustrim

Instituti EduMedia, përmes një reagimi për media, tërheqë vërejtjen lidhur me plasimin e dezinformatave në rrjete sociale e në medie, që sipas saj, është duke shënuar rritje gjithandej dhe duke shkaktuar hutesë dhe nervozë tek publiku.

“E tillë ishte edhe shpërndarja e një dezinformate kundër Universitetit të Prishtinës, lidhur gjoja me pranimin e një asistenti, që nuk ditka drejtshkrimin. Shqetësues është fakti se atë dezinformatë e besuan dhe e përhapën një numër i madh njerëzish, duke shfryrë edhe akuza të rënda kundër institucionit më të rëndësishëm të arsimit të lartë në vendin tonë”, thuhet në reagimin për media të këtij Instituti.