Arbëri

Thaçi thotë se që nga fillimi vitit janë asgjësuar mbi 300 mijë kg produkte ushqimore

Thaçi thotë se që nga fillimi vitit janë asgjësuar mbi 300 mijë kg produkte ushqimore

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUVK) ka asgjësuar mbi 300 mijë kilogramë produkte ushqimore të dyshimta për konsum, gjatë këtij viti.

Zëdhënësi i AUVK-ut, Lamir Thaçi, tha për Ekonomia Online se inspektorët e angazhuar janë në terren për të bërë kontrolle të operatorëve ekonomik, ashtu që produktet që nuk i përmbushin kushtet për konsum të mos bien në duart e konsumatorëve.