Arbëri

Pas vizitës në SHBA, Vuçiqi pret një dimër të vështirë në raport me Kosovën

Pas vizitës në SHBA, Vuçiqi pret një dimër të vështirë në raport me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për vizitën e tij të fundit në SHBA, tha sot se nuk mund të interpretojë apo të flasë për rëndësinë e vizitave të tij, “por çdo bisedë me përfaqësuesit e fuqisë kryesore në botë është shumë e rëndësishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjëra që nuk kemi dakord”.

“Këto nuk janë gjëra të lehta as të thjeshta për ne, do të ketë probleme”, tha Vuçiq, i cili ka pasur një numër takimesh në SHBA lidhur me çështjen e Kosovës.