Arbëri

Policia e Kosovës dhe KFOR-i bashkërendojnë aktivitetet për rritjen e sigurisë

Descriptive Text

Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë bashkërenduar aktivitetet për të rritur sigurinë në Kosovë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se dje janë takuar në Pejë drejtori i Drejtorisë Rajonale të Pejës, Sami Shabanaj me komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario, transmeton Koha.net.

Shabanaj tha se Policia do të jetë partner i KFOR-it në ofrimin e një ambienti të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e rajonit që mbulon.

Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë sigurinë e qytetarëve në zonën tonë të përgjegjësisë.

Takimi rezultoi me gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe vazhdimin e takimeve të tilla.