Inspektorë të Drejtorisë së Doganave gjatë një inspektimi të bërë ndaj kompanisë “Bankers Petroleum” në shtator të vitit 2017 kanë konstatuar shkelje serioze duke i faturuar kompanisë rreth 12 miliardë lekë të reja, ose rreth 104 milionë euro dëme detyrim ndaj shtetit.
Inspektorët kanë hartuar procerverbalin dhe kanë përcaktuar shkallën e dëmit, shmangien e detyrimeve e gjobën përkatëse, duke e dërguar për ekzekutim.
Por ministrja Denaj ka lëshuar një urdhër sipas të cilit pagesa nga ana e “Bankers Petrolium” do të pezullohet, deri në një urdhër të dytë.
Urdhëri i Ministres për Drejtorinë e Doganava mban datën 17 korrik 2019, dhe nënvizon faktin se teksa “po e shqyrtojnë, kanë dalë problematika”.
Njëherësh ministrja e Financave sheh dhe “kompleksitetin dhe volumin e kësaj çështjeje”, madje përmend dhe situatën e krijuar “në kushtet kur për këtë çështje është investuar Avokatura e Shtetit e dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë”.
Për këto arsye, sipas shkresës së Ministres çmohet e domosdoshme pezullimi i procedurës administrative për marrjen e vendimit të Autoriteteve Doganore për kompaninë “Bankers”.
Në fund Denaj urdhëron që Autoriteti Doganor të procedojë me pezullimin e procedurës administrative. Madje autoriteti doganor duhet të njoftojë dhe “Bankersin” në lidhje me këtë pezullim/Dita.