Arbëri

Mbi 30 mijë kosovarë hynë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Mbi 30 mijë kosovarë hynë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Qytetarët nga Kosova po shfrytëzojnë javën e fundit të gushtit për të pushuar në Shqipëri. Morina ka pritur një fluks të pazakontë qytetarësh nga Kosova, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë mbi 30 mijë persona në Shqipëri.

Pika kufitare e Morinit ka përjetuar fluksin më të madh të këtij sezoni. Qytetarët nga Kosova po shfrytëzojnë javën e mbetur të gushtit për të mbyllur pushimet pasi më 2 shtator nis procesi mësimor në Kosovë.