Arbëri

Vetëvendosje në lëvizje me biçikleta, për politikë më të mirë mjedisore

Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur fushatën "Lëvizim", përmes së cilës synohet rritja e ndërgjegjësimit të politikbërjes për përfaqësimin e politikave mjedisore dhe ndaljen e vendimeve që dëmtojnë cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës.

Sipas këtij grupi, sot nuk ka qytet në Kosovë që nuk ka gurëthyes që nxjerrë materiale ndërtimore, ndot ujërat dhe pluhuros hektarë përreth, transmeton kp.

Ish-deputetja Albulena Haxhiu tha se ky organizim i tyre u bë për qëllim që të përmirësohet gjendja e ambientit në Republikën e Kosovës.

"Asnjë qeveri e mëparshme nuk e kishte prioritet ruajtjen e ambientit këtë mund ta themi lirshëm, ndërsa ne si Vetëvendosje jemi të fokusuar në këtë aspekt dhe ruajtja e ambientit do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme, qeverisë së Albin Kurtit", tha ajo.

Nisja e këtyre biçikletave u bë nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë dhe do të përshkohet rruga Prishtinë-Obiliq dhe anasjelltas.

{gallery}