Çiklistët e Vetëvendosjes fushatë për politika më të mira mjedisore

Çiklistët e Vetëvendosjes fushatë për politika më të mira mjedisore

24 August 2019 09:44

Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje sot organizojnë kampanjën "Lëvizim".

Përmes kësaj fushate synohet rritja e ndërgjegjësimit të politikbërjes për përfaqësimin e politikave mjedisore dhe ndaljen e vendimeve që dëmtojnë cilësinë e ajrit, ujit dhe tokës.

“Ne kërkojmë programe e investime konkrete në krijimin e kushteve për ecje të papenguar të këmbësorëve, për shtigje të dedikuara e qarkullim të papenguar për biçikletat, për lëvizje me transport urban Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës në vendin tonë ka marrë përmasa të katastrofës”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij grupi, sot nuk ka qytet në Kosovë që nuk ka gurëthyes që nxjerrë materiale ndërtimore, ndot ujërat, dhe pluhuros hektarë përreth.

Nisja do të bëhet në ora 10.00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe do të përshkohet rruga Prishtinë-Obiliq dhe anasjelltas.

Kësaj iniciative i është bashkuar edhe Friedrich-Erbert-Stiftung Kosovë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme