Zyrtarizohen dy kandidatura kryeministrash

Zyrtarizohen dy kandidatura kryeministrash

Besnik Krasniqi Besnik Krasniqi 24 August 2019 06:18

Subjektet politike të premten u kanë dhënë intensitet veprimeve në funksion të hyrjes sa më të fortë në zgjedhjet e parakohshme nacionale, që më së largu do të mbahen më 6 tetor. Janë zyrtarizuar dy kandidatura kryeministrash, është bërë një koalicion dhe kanë ndodhur disa largim-aderime.

Një ditë pas shpërndarjes së Kuvendit, kryeparlamentari i deritashëm, Kadri Veseli, ka zyrtarizuar kandidaturën për kryeministër, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të cilën ai e udhëheq, në mënyrë unanime ka vendosur për këtë kandidaturë.

Lajmin për këtë vendim e ka dhënë Hajredin Kuçi në një konferencë shtypi që e ka mbajtur pas mbledhjes.

“Ne zgjodhëm një njeri që jep shpresë për ta ndërtuar një të ardhme këtu. Zgjodhëm njeriun që mund ta udhëheqë një luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka theksuar Kuçi. “Kadri Veseli tashmë ka vepruar kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ai ka bërë reforma të guximshme, duke nisur nga brenda PDK-së. Sepse, për ta ndryshuar vendin duhet që ndryshimin ta fillojmë nga vetvetja”.

PDK-ja është në pushtet që nga 2007-a. Në dy mandatet e para kryeministër ka qenë Hashim Thaçi, i cili e ka drejtuar partinë deri tre vjet më parë, kur është bërë president. Për shkallën e lartë të krimit e të korrupsionit, e edhe për ndikim në gjithë mekanizmat shtetërorë, gishti kryesisht është drejtuar nga kjo parti.

Veseli, i cili në dy mandatet e fundit ka qenë kryeparlamentar, është duke bërë përpjekje për t’u distancuar nga e kaluara.

“Ne e kuptojmë se janë bërë gabime në të kaluarën. E kuptojmë që kjo ka bërë që shumë qytetarë ta humbin besimin në politikë”, ka thënë Kuçi. “Sidoqoftë, mos harroni, politika e gabuar ka shkaktuar probleme, por politika e duhur është mënyra e vetme për t’i zgjidhur ato”.

Për kandidaturën e Veselit, zyrtarët e PDK-së kanë folur prej kohësh. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Image

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme