Arbëri

Sinoptikanët në Shqipëri parashohin rënie temperaturash pas 25 gushtit

Sinoptikanët në Shqipëri parashohin rënie temperaturash pas 25 gushtit

Të nxehtit ekstrem për muajin gusht po i vjen fundit. Sinoptikania Adiola Bani bën me dije se pas datës 25 gusht do të kemi një freskim të lehtë, duke bërë që temperaturat t’i afrohen vlerave normale.

Por, një gjë e tillë nuk do të ndodhë me muajin shtator. Sipas sinoptikanes Bani, 10-ditëshi i parë i shtatorit do të jetë i nxehtë dhe me temperatura mbi vlera normale, u shpreh ajo gjatë një interviste për News24.