Data 18 gusht shënoi nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorit, një mal i konsideruar “i shenjtë”, pasi në të sipas bektashinjve prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.
Mali i Tomorit ‘pushtohet’ gjatë 7-ditëve të pelegrinazhit nga mijëra pelegrinë nga Shqipëria, diaspora dhe mbarë bota, të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që i përkasin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi asnjë vit tjetër, pelegrinazhi këtë vit parashikohet të kapë shifrën rekord të rreth 600 mijë njerëzve. Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi tha për News24 se vetëm në 4 ditët e para të këtij pelegrinazhi në Malin e Tomorit kanë mbërritur rreth 400 mijë pelegrinë nga të katër anët e botës, madje edhe nga Australia, për të gëzuar këto ditë të bukura të Malit të Tomorit dhe të Abaz Aliut.
Besimtarët, pjesë e pelegrinazhit kanë ngritur çadrat në këtë vend të shenjtë, për të bërë kurbanin e festës. Të parët që vendosën në malin e shenjtë të bektashinjve janë barinjtë e fshatrave të Skraparit, të cilët ofrojnë për pelegrinët kurbanët e festës, qengjat, që janë dhe personifikimi i kësaj feste të veçantë.
Gjatë 7-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet e festës.
Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.
Edhe ky vit ka qenë sfilitës për pelegrinët. Mungesa e një rruge të mirë i ka munduar jo pak. Ata thonë se kanë duruar me orë të tëra për të përshkuar pak kilometra në rrugën që të çon drejt Teqesë së Kulmakut.
E pavarësisht vështirësive pelegrinët nuk ngurojnë të vijnë me mijëra në malin e Tomorit. Nuk mungon urimi që Baba Mondi u drejton besimtarëve bektashinj:
“Uroj të gjithë besimtarët bektashinj të kenë dashuri, paqe, mirësi dhe begati në këto ditë të shenjta, të afrohen me njëri-tjetrin dhe të kenë dashuri për prindërit dhe për punën që e çon njeriun përpara, e zhvillon dhe i krijon të mira materiale për të jetuar sa më mirë, si gjithë të tjerët”.
Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorit nisin më 18 Gusht dhe përfundojnë më 25 Gusht, por kulmi i kësaj feste është 22 gushti./BW