Arbëri

SINKON-i mbështet grevën e punëtorëve të aeroportit “Adem Jashari”

SINKON-i mbështet grevën e punëtorëve të aeroportit “Adem Jashari”

Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës - SINKON, përmes një komunikate ka njoftuar se mbështet grevën e Sindikatës së Punëtoreve të Aeroportit “Adem Jashari”.

“Bazuar në situatën e krijuar ditëve të fundit, ku përmes shprehjes së pakënaqësive rreth mos realizimit të të drejtave të tyre, nën ombrellën e Sindikatës së Punëtorëve të Aeroportit “Adem Jashari”, punëtoret e lartpërmendur kanë ndërmarrë masa sindikale - Ne si SINKON i përkrahim kërkesat e punëtoreve grevist, dhe në të njëjtën kohë ju bëjmë apel institucioneve relevante si dhe palëve që ta fillojnë dialogun social që të gjejnë zgjidhje të kënaqshme për punëtorët dhe palët tjera, në mënyrë që të dilet nga kjo situatë”, thuhet në njoftim.