Çdo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, thotë SHBA-ja

Çdo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, thotë SHBA-ja

21 August 2019 13:49

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, të martën është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin, me ç’rast kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

SHBA-ja thotë se çdo marrëveshje duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, transmeton Koha.net.

Pompeo e Vuçiq diskutuan vizionin e ndërsjellë për një rajon të qëndrueshëm, të sigurt dhe të prosperuar të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Serbinë me qëllimin për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Sekretari Pompeo inkurajoi Serbinë që të përqendrohet në këtë qëllim strategjik duke përshpejtuar reformat e brendshme dhe rifillimin e negociatave me Kosovën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të përqendruar në njohjen e ndërsjellë”, ka thënë Morgan Ortagus, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

E me këtë rast Pompeo ka përsëritur se të dy palët duhet të shmangin provokimet që pengojnë procesin e normalizimit dhe angazhohen në frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit të nevojshëm për të siguruar një marrëveshje që do të zhbllokonte potencialin e të dy vendeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme