Arbëri

Scott: Takimi Pompeo-Vuçiq konfirmoi angazhimin amerikan për stabilitetin rajonal

Foto: Tanjug
 

Takimi midis sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq konfirmoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të angazhuara bashkë me të gjithë liderët e Ballkanit të mbështesin sigurinë, stabilitetin dhe paqen rajonale.

Kështu e ka komentuar takimin e djeshëm Pompeo - Vuçiq, ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, raporton Tanjug, transmeton rtk.