Arbëri

Gashi: Pas zgjedhjeve të gjithë e lusin PDK-në - lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit janë kauza jonë

Foto: Ilustrim

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se kauzë e PDK-së është dhe do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit.

“Zakonisht kjo është retorikë e subjekteve politike, të cilat pas zgjedhjeve e lusin PDK-në për bashkëqeverisje. PDK-ja ka vija të kuqe për korrupsionin dhe nepotizmin, por jo për vullnetin e qytetarëve”, ka thënë ai për televizionin publik.

“Ne do të bashkëqeverisim me një subjekt që është i përafërt me program me PDK-në”.

Ai ka thënë subjektet politike e dinë se ku qëndron PDK-ja në bazë të fuqisë, ndaj edhe ngarendin që të ndërtojnë koalicione parazgjedhore.